Korçë — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një person ka sulmuar me thikë ish-të dashurën e tij në zonën e njohur si Trekëndëshi.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes të dyve, ndërsa motivet e saktë të incidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Personi i dëmtuar është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor për plagët e marra. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e sulmit, ndërsa detaje të mëtejshme priten në orët në vijim.
Banorët e zonës shprehen të tronditur nga kjo ngjarje, e cila rikthen vëmendjen mbi rastet e dhunës në marrëdhënie.


