Thonë se Nënë Tereza kërkonte fytyrën e Krishtit tek çdo i vuajtur, por Loreta Lëngu duket sikur e sheh vuajtjen e botës në çdo ditë të sajën.
Me një djalë dhjetëvjeçar i cili nuk ngrihet në këmbë dhe një burrë që lufton me problemet mendore e një vjehrr qe “ka zënë shtratin” , jeta e saj është një kryq që ajo mbart me një forcë të heshtur dhe një shpresë që s’fiket kurrë.
48 vjeçarja nga Pojani i Maliqit duket se gjithë hallet duhet t’i përballojë e vetme.
“Hallet e shtëpisë kanë rënë shumë. Te gjitha mbi kurriz i kam. Burrin e sëmurë, djalin e sëmurë, me plak të sëmurë në shtëpi. Djali me probleme nuk ngrihet në këmbë.
Doktorët thonë që nuk ngrihet por shpresat nuk i heqim asnjëherë, prindi e do evlatin. Asnjëherë nuk është ngritur që kur është lindur, as nuk flet. Veç nënë e babe. Nuk tregon as per të ngrënë e pirë. Bashkëshorti me shqetësime mendore, ka shumë. Ankth e stres. Nuk del, nuk punon dot”
Gruaja që sfidon çdo ditë jetën tregon se asnjëherë nuk ka parë “një ditë të bardhë”.
“Shumë e vështirë është. Nuk e përballoj dot. Nuk I përballoj dot se burrë të sëmurë. Djalë të sëmurë. Me të keq. Çfarë të bëj? E vetmja në shtpeo që punon, kush te punoje. Kam Cupat të vogla, jnae në shkollë. Shumë e vështirë është. Nuk jetohet kështu, unë e di çfarë heq. ”
Në çdo fjalë të sajën, Loreta përsërit vetëm një kërkesë.
“Dua ndihmë për djalin, të bëjnë diçka të ngrihet djali në këmbë”.
Nëna e trishtuar, gruaja plot halle e nusja e shtëpisë model duket si personazhi letrar i Maksim Gorkit, ku Dashuria për të birin është shenjtëria e saj.


