Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Përse të gjithë po shkojnë në Korçë?P

    Aktualitet December 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korça, qyteti që di të të përqafojë me atmosferën e tij magjike, është kthyer në destinacionin më të kërkuar për pushimet e fundvitit. Në këtë periudhë festive, Korça ofron gjithçka që mund të ëndërrojë një “zemër romantike” apo një “shpirt aventurier”: dëborën e bardhë që vesh qytetin me petkun dimëror, shëtitjet në pedonale dhe në lagjet karakteristike korçare, Muzeun e Artit Mesjetar me mbi 7 mijë ikona fetare apo muzeun e Gjon Milit me jehonë ndërkombëtare, eksperiencën e kulinarisë, atraksione e aktivitete për çdo grupmoshë dhe mbi të gjitha festë nën tingujt e serenatave korçare.

    Festat e fundvitit në Korçë
    Me ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Korça ndriçohet nga dritat festive dhe mbushet me muzikë e atmosferë të ngrohtë. Pazari i Vjetër, me dekorimet e tij tradicionale, të fton të eksplorosh dyqanet artizanale, të provosh ushqimet tipike, apo të shijosh rakinë e pjekur pranë zjarrit.
    Rrethinat piktoreske
    Shumë pranë qytetit, fshatrat turistikë si Dardha, Boboshtica e Voskopoja, të ofrojnë një atmosferë po aq të ngrohtë, por edhe aktivitete në natyrë. Pista e skive në Dardhë është atraksioni ideal për adhuruesit e sporteve dimërore, ndërsa mali i Moravës, Parku Kombëtar i Drenovës dhe liqenet e Prespës, ofrojnë një panoramë mahnitëse për të gjithë dashamirësit e natyrës.
    Të gjithë duan të festojnë në Korçë!
    Korça është një prej qyteteve më të frekuentuara nga turistët shqiptarë dhe të huaj me rreth 900 mijë vizitorë çdo vit. Me 111 hotele dhe bujtina, strukturat akomoduese janë plotësisht të zëna edhe në fundjava të zakonshme. Gjatë festave të fundvitit është shumë e vështirë të sigurosh një akomodim, pasi vizitorët nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë vërshojnë drejt Korçës, për të përjetuar atmosferën magjike të Krishtlindjeve të bardha. Për ata që duan ta shijojnë këtë qytet edhe në periudhën më të frekuentuar, një shtëpi në Korçë është zgjidhja ideale.
    Pse Korça të bën për vete?
    Korça nuk është thjesht një destinacion, është një përvojë. Nga sheshi i zbukuruar me pemën e Vitit të Ri deri tek ndjesia që të jep zjarri që kërcet në oxhak, ky qytet ofron atë që shumë të tjerë nuk mund ta ofrojnë: një kombinim perfekt mes traditës, kulinarisë, natyrës dhe komoditetit. Dhe ndoshta, prandaj, të gjithë po shkojnë në Korçë – për të përjetuar një atmosferë festive që nuk e gjen askund tjetër.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.