RIKTHEHEN “KANAVALET E KORÇËS”
Pas Korçës, shfaqja do të vijojë turneun e saj në Athinë dhe Tiranë.
Rikthehet në teatrin “Andon Zako Çaupi” shfaqja “Karnavalet e Korçës”. Komedia, sipas motiveve të Spiro Çomorës, vjen me regji nga Erion Isai i cili thotë se pavarësisht se vepra është shkruar në vitin 1961 dhe ngjarjet i zhvillon në 1936, është një komedi brilante që vazhdon të mirëpritet nga publiku.
Kjo komedi me trajtim e spektakël dinamik do sjellë në skenë një gërshetim midis komedisë e serenatava, duke sjellë në skenë një kast të mrekullueshëm aktorësh.
“Karnavalet e Korçës” u vlerësua si shfaqja më e mirë në edicionin e 11 të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”, dhe pas Korçës komedia do të vijojë turneun e saj në Athinë dhe më pas në Tiranë.



