“Klevisi i Pojanit”, i riu aktiv në rrjetet sociale në TikTok është 24 vjeçarit që përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq e më pas u largua nga vendi i ngjarjes
Policia e Korçës pas kërkimeve bëri të mundur lokalizimin e tij dhe arrestimin e tij, ndërsa pritet që brenda 48 orëve të njihet dhe me masën e sigurisë
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se e moshuara e aksidentuar ndodhet ende në pavion duke marrë mjekime por jashtë rrezikut për jetën


