Teksa zgjedhjet janë pranë apo edhe partitë janë dule përgatitur listat e kandidatëve për 11 Majin, ka emra të cilët diskutohen gjerësisht se kush duhet të jetë në karrigen e kuvendit.
Për Pogradecin ka dalë sërish në skenë emri i Bledi Çomos. Avokati pogradecar me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë por edhe në politikë, pritet të jetë nga emrat kryesore që do të kërkojë të përfaqësojë pogradecarët në parlament.
Bledi Çomo për momentin nuk ka asnjë funksion politik apo shtetëror por ka një background të gjarë në të dyja fushat. Ai ka qenë për disa vite drejtues i PS Pogradec duke e udhëhequr atë në 2 fitore zgjedhjesh parlamentare dhe lokale.
Më pas ka mbajtur detyrën e Zv/kryetarit të Bashkisë Pogradec, detyrë nga e cila u tërhoq në zgjedhjet e fundit parlamentare pasi kandidoi për deputet të qarkut të Korçës.
Por edhe pse nuk arriti dot të thyente herzin prej 10 mijë votash, Çomo ishte në 4 shen e emrave më të votuar me gati 5800 vota.
Këtë herë emri i tij rikthehet në skenën politike si kryesor për të përfaqësuar pogradecin, ajo që mbetet për tu parë është nëse do jetë në listën e mbyllur apo garën e hapur me emrat e tjerë.
Megjithatë Çomo ka treguar se është një faktor i rëndëishëm politik në Pogradec dhe ka mbështetje të gjerë, majtas, djathtas apo edhe nga zona gri.
Avokati pogradecar pritet që të jetë një nga zërat e fortë në Kuvend në rast se arrin të ulet në atë karrige.


