Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bashkia Korçë jep njoftimin e rëndësishëm, zbuloni çfarë

    Aktualitet March 1, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    NJOFTIM

    Për përzgjedhjen e operatorit/operatorëve në linjat rrethqytetëse të transportit të udhëtarëve të Bashkisë Korçë

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Bazuar në ligjin nr. 8308, datë 18.03.1998, “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, neni 15, neni 19; udhëzimin nr. 5627, datë 18.11.2016, e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, të ndryshuar, neni 11; urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Korçë nr. 197, datë 25.02.2025, “Për përzgjedhjen e subjektit/subjekteve që do të liçencohen në linjat e rregullta rrethqytetëse të transportit rrugor të udhëtarëve të Bashkisë Korçë”:

    Bashkia Korçë njofton zhvillimin e konkursit për përzgjedhjen e operatorit/operatorëve në linjat rrethqytetëse të transportit të udhëtarëve si më poshtë:

    NR. LINJA NR. I MJETEVE

    1. Kuç i Zi – Korçë – Kuç i Zi (me kalim nga Dishnica) Minimalisht 1 (një) autobus i tipit urban me masë maksimale me ngarkesë të plotë mbi 17 ton.

    2. Dardhë – Korçë – Dardhë 1 (një) automjet me (8+1) ose me shumë vende.

    3. Lekas – Korçë – Lekas 1 (një) automjet me (8+1) ose me shumë vende.

    4. Marjan – Korçë – Marjan 1 (një) automjet me (8+1) ose me shumë vende.

    5. Shtyllë – Vithkuq – Shtyllë 1 (një) automjet me (8+1) ose me shumë vende.

    6. Lavdar – Korçë – Lavdar 1 (një) automjet me (8+1) ose me shumë vende.

    Subjekti fizik ose juridik duhet të disponojë automjete të përshtatshme për kryerjen e transportit të udhëtarëve dhe duhet të dorëzojë pranë Bashkisë Korçë dokumentacionin për pjesëmarrjen në konkurs në përputhje me kërkesat e udhëzimit nr. 5627, datë 18.11.2016, të ndryshuar, si më poshtë:

    1. Kërkesa.

    2. Formulari i vetëdeklarimit.

    3. Vërtetim nga Gjykata (për drejtuesin / drejtuesit e veprimtarisë).

    4. Vërtetim nga Prokuroria (për drejtuesin / drejtuesit e veprimtarisë).

    5. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti për drejtuesin / drejtuesit e veprimtarisë).

    6. Dokumentacioni i kredibilitetit bankar.

    7. Çertifikata e kompetencës profesionale në transportin rrugor (në rast se subjekti disponon më shumë së një mjet).

    8. Çertifikata e regjistrimit dhe ekstrakti i regjistrit tregëtar për të dhënat e subjektit nga Q.K.B.

    9. Leja e qarkullimit.

    10. Çertifikata e kontrollit teknik.

    11. Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit në transportin e udhëtarëve.

    12. Çertifikata e kalibrimit të tahografit.

    13. Kontrata për sigurimin e automjetit.

    14. Kontrata për sigurimin e pasagjerëve.

    15. Leja e drejtimit.

    16. Çertifikata e Aftësimit Profesional.

    17. Kontrata e punësimit (në rast se drejtuesi i mjetit nuk është pronar i tij).

    18. Kontrata me agjensinë për transport udhëtarësh brenda vendit.

    19. Vërtetime nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Korçë dhe administrata tatimore, mbi kryerjen e pagesës të taksave e tarifave vendore si dhe detyrimeve tatimore (për subjektet që kanë ushtruar aktivitet në periudhën e mëparshme).

    Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje e noterizuar.

    Dokumentacioni të dorëzohet pranë Bashkisë Korçë, deri në datën 18.03.2025.

    Kriteret bazë për klasifikimin e subjekteve, në rast se ka më shumë se një aplikant për linjën përkatëse, do të jenë sipas vendimit të Këshillit të Bashkisë Korçë nr. 111, datë 11.10.2018. Klasifikimi bazohet në :

    1. Vitin e prodhimit të automjetit.

    2. Numrin e viteve që subjekti mund të ketë ushtruar veprimtarinë në transportin e udhëtarëve me autobusë.

    Për informacion më të detajuar subjektet e interesuara mund të drejtohen pranë Bashkisë Korçë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.