Lexohet testamenti 40 ditë nga vdekja e kryepeshkopit Anastas: Pasurinë time ia lë Shqipërisë…!
“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.
Nuk ka as pasuri të luajtshme as të paluajtshme, çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të dashurisë.
Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.
I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.
Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetje të pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.”


