Kurba e infektimeve nga gripi stinor ka nisur të shënojë ulje. Në qendrat shëndetësore të qytetit të Korçës po kryhen deri në 15 vizita në ditë.
Mjekja Yzerina Çorrokaj thotë se grupmoshat më të prekura janë ato pediatrike si dhe mosha e tretë, ku tek këta të fundit janë shfaqur dhe komplikacione dhe është dashur edhe trajtimi në kushte spitalore pasi ata kanë një imunitet pak më të ulët se pjesa tjetër e popullatës, e cila mund t’i përballojë këto infeksione me një simptomatikë minimale.
Çorrokaj jep disa këshilla sesi duhet të veprojnë qytetarët në rast të prekjes nga viroza.
Ndërkohë me nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip prej muajit tetor, ka një rritje të ndërgjegjësimit për kryerjen e kësaj vaksine, sidomos në grupet e riskut


