Nxënësit e shkollës Teknike Profesionale në Korçë, kanë realizuar disa shtëpiza druri, që do të vendosen në Parkun Kombëtar të Prespës si strehë për zogjtë. Ky erdhi si projekt i përbashkët i shkollës në bashkëpunim me ADZM që ka në kontroll këtë park me sipërfaqe rreth 27 500 HA, një ndër më të mëdhenjtë dhe mbresëlënësit në vendin tonë, me një florë e faunë mjaft të pasur. Parku është një zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për llojin globalisht të kërcënuar ai karabullakun, lutrën, etj .
Profesori Ilir Mosko thotë se nxënësit punojnë me dëshirë për projekte të kësaj natyre.
Shkolla profesionale teknike në Korçë tashmë ka një infrastrukturë të përmirësuar sa i takon laboratorëve të punës ndërsa po promovohet gjerësisht nga bizneset duke i dhënë theksin zgjedhjes së këtij arsimi për të siguruar një profesion që do të sigurojë më pas një pozicionim të lehtë në tregun e punës


