Në bazë të marrëveshjes së shpallur për koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore”, Partitë Aleate kryesore do të kenë 8 vende të sigurta në listat e 12 qarqeve.
Burime bëjnë me dije se kërkesa për 4 kandidatët e Partisë së Lirisë ka qenë për të pozicionuar, dy Erisa Xhixhon dhe Tedi Blushin në Tiranë. Ndërsa dy emrat e tjerë Edmond Haxhinasto në Elbasan, dhe surpriza, kandidimi i Ilir Metës në qarkun e Fierit. Mësohet se kandidimi në Fier është kërkuar vetë nga Presidenti i Partisë së Lirisë.
Në këtë lloj forme, pretendimet se PL do të merrte një vend të sigurte në Korçë bien.


