PREJ LUFTE VEÇ AI LARGOHET …
Miq të dashur, emri im do të jetë në listën e hapur të Partisë Demokratike si përfaqësues i Pogradecit.
Kjo fushatë, si shumë të tjera, do të më gjejë duke bërë gjithçka për fitoren e opozitës.
Pogradeci meriton mandatin e vet dhe jam besimplotë se sëbashku do përfaqësojmë qytetin tonë ashtu si ky qytet elitar meriton, DENJËSISHT!
Armë të vetme kam mbështetjen tuaj të cilën e kam ndier gjithmonë si një bekim, në çdo hap.
DEMOKRATËT NUK MERITOJNË TEKAT DHE QEJFMBETJET TONA!
Ata janë njerëzit e sakrificave më të mëdha në 12 vite dhe kjo nuk duhet harruar për asnjë çast.
Shqipëria meriton rotacion të menjëhershëm dhe kjo është busulla jonë!
p.s – Me të tjerat do të kemi kohë të merremi…
Me mirënjohje, GENTI ÇELA!


