Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Banorët e fshatit Goskovë përballen me mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se tre vitesh

    Aktualitet March 16, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më shumë se 500 banorë të fshatit Goskovë përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm, duke u detyruar të gjejnë zgjidhje alternative për nevojat e tyre bazë. Banorët tregojnë se uji vjen në çezmat e tyre vetëm për një orë në ditë, por edhe atëherë uji është i papijshëm dhe i papërdorshëm për konsum. Situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa zgjidhjet e premtuara nuk janë vënë në zbatim.

    Sipas banorëve, më shumë se tre vite më parë është kryer një investim për përmirësimin e furnizimit me ujë, por pas përfundimit të tij, uji ka rezultuar i papijshëm. Prej atëherë, nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për të siguruar furnizimin me ujë të pastër. Në këto kushte, banorët janë të detyruar të mbushin ujë nëpër burime natyrore, të cilat, për shkak të mungesës së reshjeve, po japin gjithnjë e më pak ujë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Një banor shprehet se situata është bërë e papërballueshme dhe se ndihma e autoriteteve është e domosdoshme:

    “Ne nuk kemi ujë për të pirë, për të larë dhe për të gatuar. Po mbushim ujë në burime, por dhe ato po shterojnë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu.”

    Banorët mendojnë se një zgjidhje e mundshme për këtë krizë do të ishte sjellja e ujit nga burimet e Goskovës së Sipërme, të cilat aktualisht derdhen në lumë. Ky ujë konsiderohet i pastër dhe i pijshëm, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë projekt konkret për shfrytëzimin e tij.

    “Në Goskovën e Sipërme ka burime me ujë të pastër, por ai derdhet në lumë. Nëse bashkia do të ndërhynte për të sjellë atë ujë në fshat, situata do të ndryshonte rrënjësisht,” shprehet një tjetër banor.

    Banorët e Goskovës apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet vendore për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Sipas tyre, mungesa e ujit po ndikon negativisht në jetën e përditshme dhe në shëndetin e komunitetit, duke e kthyer këtë problem në një krizë të vërtetë për zonën.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Goskova Korçë mungon uji i pijshëm pa ujë të pijshëm slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.