Dy artistët e njohur korçarë, Paola dhe Nikolla Kondakçi sollën një mbrëmje të mbushur me muzikë dhe ndjesi në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Publiku artdashës përjetoi një udhëtim artistik që bashkoi talentin familjar me dashurinë për skenën.
Koncert “Prelude”
Një mbrëmje magjike ku interpretuan së bashku Paola dhe Nikolla Kondakçi
Në teatrin “Andon Zako Çajupi” u mbajt koncerti “Prelude”, një ngjarje artistike që solli një atmosferë të veçantë. Në violinë ishte Nikolla Kondakçi, i shoqëruar në piano nga motra e tij, Paola Kondakçi. Dy artistët korçarë sollën një performancë të pasur dhe emocionuese, duke ndarë me publikun një repertor të zgjedhur me kujdes. Pas koncertit, ata ndanë me ne disa momente nga përjetimi i tyre në skenë.
PAOLA KONDAKÇI Pianiste
NIKOLLA KONDAKÇI Violinist
Publiku artdashës korçar i mirëpriti me duartrokitje të ngrohta dhe emocione të dukshme, duke bërë që kjo mbrëmje të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.


