Probleme të shtyllës kurrizore, lëndimet sportive, probleme neurologjike, artriti dhe dhimbjet nyjore, pasoperacione ortopedike si dhe problemet posturore në fëmijë, janë diagnozat më të shpeshta të cilat trajtohen nga fizioterapistët. Për të ruajtur një shëndet të mirë, mjekët këshillojnë kryesisht ushtrimin e aktivitetit fizik dhe sporteve të ndryshme
RËNDËSIA E FIZIOTERAPISË
Problemet më të shpeshta shëndetësore që trajtohen përmes fizioterapisë
Fizioterapia po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Kjo degë e mjekësisë fokusohet në rehabilitimin dhe përmirësimin e lëvizjes, funksionimit dhe cilësisë së jetës së pacientëve. Fizioterapisti Gerald Gorari thotë se problematikat janë nga më të ndryshmet dhe variojnë sipas moshës së pacientit
GERALD GORARI Fizioterapist
Skolioza është një ndër sëmundjet e cila po rrezikon shëndetin tek moshat e vogla ndaj sipas fizioterapistit , duhet treguar një kujdes i shtuar tek fëmijët
sinkron
Për të ruajtur një shëndet të mirë, mjeku rekomandon ushtrimin e aktivitetit fizik


