Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka publikuar deklaratën e ditës lidhur me ngjarjet e fundit në qark, ku njofton për një arrestim në flagrancë, një procedim penal ndaj një të mituri si dhe një kallëzim për person të humbur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç, që prej datës 2 prill 2025. Policia po punon për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë;
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16- vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


