Një investim i rëndësishëm po merr formë në Spitalin Rajonal, ku po ndërtohet një strukturë krejtësisht e re, moderne dhe funksionale që do t’u shërbejë mijëra banorëve të qarkut me standarde të larta cilësie në shëndetësi.
Spitali do të mbështetet nga një ekip profesional prej 71 mjekësh dhe 236 infermierësh, të cilët do të ofrojnë shërbime në të gjitha specialitetet e nevojshme, përfshirë:
- Urgjencën
- Kirurgjinë
- Pediatrinë
- Imazherinë
- Dhe shumë shërbime të tjera esenciale për komunitetin


