Në kuadër të aktivitetit “Dita e Vajzave”, Shkolla Profesionale Teknike mirëpriti nxënëse nga shkollat 9-vjeçare në një ditë të dedikuar fuqizimit të vajzave përmes kreativitetit dhe teknologjisë.
Nën moton “Thyeni stereotipet, profesionet nuk kanë gjini”, vajzat u angazhuan në një konkurs dizajni, ku krijuan mesazhe frymëzuese që nxisin barazinë gjinore dhe të drejtën për të ndjekur pasionet e tyre pa kufizime shoqërore.
Drejtoresha e shkollës, znj. Anxhela Taho, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për rritjen e vetëbesimit dhe mundësive për vajzat.
Nxënëset pjesëmarrëse ndanë emocionet e tyre, duke vlerësuar përvojën si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit personal dhe profesional.
Ky aktivitet shënoi një tjetër hap përpara në ndërtimin e një të ardhmeje ku zgjedhjet profesionale janë të lira nga kufizimet gjinore.


