Korça, një qark ku tradicionalisht zgjedhjet kanë qenë një garë e fortë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, këtë herë ka surprizuar me një mbështetje të jashtëzakonshme për PS-në.
Bie në sy numri i votave që ka marrë PS në këtë qark krahasuar me Vlorën, e konsideruar prej vitesh si një bastion i sigurt socialist. Korça i ka dhënë PS-së 57,213 vota, ndërsa Vlora 53,235 vota – pra 3,978 vota më shumë.
Ky është një nga rezultatet më të mira të PS-së në këtë zonë. Në ndarjen e mandateve, Partia Socialiste siguroi 6 nga 10 mandate në Korçë, duke iu afruar ndjeshëm edhe mandatit të shtatë.


