Vazhdojnë punimet në plazhin publik të Rrallnikut – investim i rëndësishëm për sezonin turistik
Po vijojnë punimet në plazhin publik të Rrallnikut, i cili është plazhi i parë në zonë që po i nënshtrohet një procesi të plotë rehabilitimi dhe sistemimi sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.
Ky projekt synon të krijojë një hapësirë funksionale, të pastër dhe të aksesueshme për banorët dhe turistët, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në zonë.
Investimi po realizohet me financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe është pjesë e përpjekjeve për të promovuar turizmin vendas dhe për të ndihmuar komunitetet të përfitojnë nga resurset natyrore që i rrethojnë.
Plazhi i Rrallnikut pritet të mirëpresë turistët në sezonin veror që po afron, duke sjellë më shumë mundësi për relaksim, rekreacion dhe zhvillim ekonomik lokal.


