Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026

    Tragjedi në Itali, ish-partneri hedh 47-vjeçaren nga ura

    September 4, 2026

    Fenomeni El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi në katër dekada

    September 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Riçard Gedaj, performancë e veçantë në Drilon – promovim muzikor për një nga perlat natyrore të vendit

    Aktualitet May 26, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një performancë unike në mes të natyrës – kështu ka zgjedhur violonçelisti i talentuar korçar Riçard Gedaj për të promovuar një nga atraksionet më të bukura të Shqipërisë juglindore, Parkun natyror të Drilonit, i transformuar tashmë në një destinacion modern turistik. Videoja e interpretuar gjatë një lundrimi magjik me varkë në mes të gjelbërimit dhe qetësisë së ujit është publikuar në rrjetet sociale nga Kryeministri Edi Rama, duke tërhequr vëmendjen e publikut për bukurinë dhe potencialin e këtij parku të veçantë.

    Parku i Drilonit, i njohur ndryshe edhe si Voloreka nga pogradecarët, ndodhet vetëm 6 kilometra nga qyteti i Pogradecit dhe është shndërruar në një pol të rëndësishëm ekoturistik që tërheq vizitorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni. Në të njëjtën zonë ndodhet edhe fshati Tushemisht, i lidhur fort me ikonën kulturore të “Zonjës nga Qyteti”, i cili i shton kësaj treve një tjetër dimension emocional dhe historik.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Transformimi i parkut përfshin ndërtimin e rreth 4 000 metrave rrugica për këmbësorët, 13 ura të reja, korsi biçikletash, dhe mbi 8 000 pemë të mbjella, të gjitha në funksion të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Sipërfaqja e shëtitores dhe parkut është shumëfishuar në 150 hektarë, ndërsa janë krijuar edhe 5 kilometra rrugë të lundrueshme me varkë, që lejojnë eksplorimin e parkut nga uji.

    Driloni është një burim natyror karstik, me tri rrjedha uji që derdhen në juglindje të Liqenit të Ohrit. Ky ambient natyror ofron një përzierje unike të florës dhe faunës, me pemë të rralla si vërri, rrapi, shelgu lotues, plepi dhe kallamishtet që freskojnë ajrin dhe krijojnë një mikroklimë të pastër e të shëndetshme. Mjellmat dhe shpendët e tjerë shtojnë më tej hijeshinë e këtij peizazhi të rrallë.

    Përmes muzikës dhe artit, Riçard Gedaj ka sjellë një mënyrë të re për të promovuar pasuritë natyrore të vendit, duke e kthyer parkun e Drilonit në një skenë të hapur ku natyra dhe kultura takohen në harmoni të plotë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026

    Tragjedi në Itali, ish-partneri hedh 47-vjeçaren nga ura

    September 4, 2026

    Fenomeni El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi në katër dekada

    September 4, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026

    Tragjedi në Itali, ish-partneri hedh 47-vjeçaren nga ura

    September 4, 2026

    Fenomeni El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi në katër dekada

    September 4, 2026

    Rezart Prifti: Në Korçë investohet në godina, mungojnë studentët

    September 3, 2026

    Ndeshja me Skënderbeun, trajneri i Egnatias: Skuadra është gati dhe e motivuar

    September 3, 2026

    Spitali i Pogradecit denoncohet për diagnostikim të gabuar

    September 3, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026

    Rezart Prifti: Në Korçë investohet në godina, mungojnë studentët

    September 3, 2026

    Ndeshja me Skënderbeun, trajneri i Egnatias: Skuadra është gati dhe e motivuar

    September 3, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.