Policia e Korçës dhe Pogradecit ka referuar në Prokurori tre raste të ndryshme dhune dhe kanosjeje, për të cilat kanë nisur procedime penale ndaj autorëve të dyshuar.
Në Korçë, shtetasi E. Ç., 38 vjeç, po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po ashtu, ndaj shtetasit E. Sh., 40 vjeç, është nisur procedim pasi dyshohet se, bashkë me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dhunuar banesën e një shtetaseje, të cilën e ka kanosur dhe fyer. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tij.
Ndërkohë, në Pogradec është proceduar penalisht shtetasi G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Stropckë, i cili dyshohet se ka dhunuar kushërirën e tij për motive pronësie. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të secilit rast.


