Policia Rrugore e Korçës ka goditur dy raste të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit. Një 49-vjeçar nga fshati Plasë është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Në një tjetër rast, një 72-vjeçar nga Rëmbeci është proceduar penalisht, pasi duke drejtuar një mjet bujqësor zetor pa leje drejtimi, përplasi një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Të dy rastet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.


