Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kategoria e Parë, sërish kampionat “ferri” – Skënderbeu, Laçi, Pogradeci e Besa në garë për elitën

    Aktualitet July 18, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Tonin Frroku

    Edhe këtë sezon, Kategoria e Parë pritet të jetë po aq e fortë, madje ndoshta më konkurruese se Kategoria Superiore, për nga rivaliteti, emrat e përfshirë dhe etja për rikthim në elitën e futbollit shqiptar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në këtë kategori do të luajnë edhe këtë sezon klube me peshë historike, që kanë shijuar prej vitesh majat e futbollit tonë. Skënderbeu, Laçi, Luftëtari, Lushnja e Besa janë vetëm disa nga emrat që i japin forcë, traditë dhe emër këtij kampionati. Aty është gjithashtu Pogradeci, një skuadër që sezonin e kaluar i shkoi shumë pranë ngjitjes, dhe që tashmë kërkon të mos e lerë më rastin të ikë nga duart për tu rikthyer dhe një herë tjetër në kategorinë e më të mirëve.

    Në garë mbeten gjithashtu ekipe si Korabi dhe Burreli, skuadra që e njohin mirë funksionimin dhe dinamikën e Kategorisë së Parë. Përvoja e tyre në këtë nivel i bën kundërshtarë të fortë dhe të rrezikshëm për këdo, veçanërisht në transferta.

    Në një skenë të tillë, ku rivaliteti është i hapur, pyetja që shtrohet natyrshëm është: cilat skuadra do të arrijnë të rikthehen në Superiore që në fund të këtij sezoni?

    Në letër, Skënderbeu dhe Laçi duken favoritët kryesorë. Të dy klubet kanë eksperiencë të madhe në nivelet e larta dhe janë mësuar me presionin e rezultateve. Por Pogradeci dhe Besa gjithashtu nuk mund të anashkalohen. Ekipi liqenor ka ruajtur një bërthamë solide, ndërsa kavajasit gjithmonë kanë ambicie për më shumë.

    Në këtë fazë të merkatos, ku ekipet janë ende në ndërtim e sipër dhe prurjet e reja ende nuk kanë zënë vend, është ende herët për të dhënë parashikime të sakta. Megjithatë, niveli i emrave dhe pritshmëria e tifozëve i japin këtij kampionati një peshë të veçantë.

    Duhet theksuar se ndryshe nga Superliga, Kategoria e Parë vuan ende në aspektin e transmetimit televiziv, me një përqindje shumë të ulët ndeshjesh që mbulohen me sinjal TV. Kjo e bën edhe më të vështirë menaxhimin dhe monitorimin e garës në mënyrë transparente dhe të barabartë për të gjithë.

    Megjithatë, Kategoria e Parë mbetet një kampionat me bukurinë e vet, me tifozëri të zjarrtë, stadiume karakteristike dhe rivalitete të vjetra që nxisin emocion veçanti Skënderbeu – Pogradeci si skuadra të juglindjes.

    Përballja e këtij sezoni do të ketë në qendër luftën për dy vendet e para, që sigurojnë ngjitjen direkte në elitë. Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Besa duken si katërshja që do të luftojë fort për ato vende, por surprizat në këtë kategori nuk mungojnë kurrë.

    Një gjë është e sigurt: nëse do futboll të pastër, pasion dhe ndoshta më pak “politika futbolli” sesa në Superiore, Kategoria e Parë është vendi ku sytë duhet të qëndrojnë këtë sezon.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    analize Futboll Kategoria e pare slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026

    Vapa ekstreme në Gjermani shkakton gati 10 mijë të vdekur

    August 1, 2026

    Zjarri në Mallakastër: Shpëtohen banesat, digjen 10 hektarë

    August 1, 2026

    Voskopoja: Nga qendra me shtëpi botuese e akademi te fshati i sotëm malor

    August 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.