Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe komisariateve vartëse kanë referuar në Prokurori disa raste të veçanta të shkeljeve ligjore, për të cilat kanë nisur procedimet penale për shtetas të ndryshëm.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 19 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.
Nga Komisariati i Policisë Maliq u procedua penalisht shtetasi K. H., 32 vjeç, banues në fshatin Mesmal, pasi u kap duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në Devoll, u procedua shtetasi V. B., 50 vjeç, banues në fshatin Menkulas, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 55-vjeçar.
Në fshatin Lumalas të bashkisë Korçë, u procedua penalisht shtetasi E. Sh., 63 vjeç, pasi në banesën e tij u konstatua një lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë të pijshëm.
Në fshatin Radenj, Kolonjë, më datë 17.07.2025 dyshohet se ka rënë aksidentalisht zjarr, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me bimësi të ulët.
Specialistët e DVKM Korçë proceduan penalisht edhe katër shtetas: A. M., 55 vjeç, banues në Korçë; I. V., 39 vjeç, banues në Krujë; R. L., 63 vjeç, banues në Durrës; dhe S. M., 29 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Ndërkohë, shtetasi Sh. M., 62 vjeç, banues në Kamëz, po procedohet për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi u kap në aksin rrugor “Pojan-Zvezdë” duke transportuar bagëti të trasha pa certifikatë veterinarie.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.


