Bashkia e Korçës ka hapur një thirrje publike për të gjithë profesionistët që dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre në ndërtimin e një qyteti më të mirë dhe më të zhvilluar. Ftohen të aplikojnë arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, specialistë të shërbimeve publike, si dhe ekspertë të fushave të mjedisit, pyjeve dhe bujqësisë.
Kjo nismë synon të sjellë energji të reja në administratë dhe të përfshijë individë me vizion dhe përkushtim për të çuar përpara zhvillimin e qytetit, njësive administrative dhe të gjithë territorit të Bashkisë Korçë.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe një letër interesi në adresën:
[email protected]
Për të parë vendet e lira të punës dhe për të aplikuar drejtpërdrejt, vizitoni faqen zyrtare:
www.bashkiakorce.gov.al
Sot, më shumë se kurrë, Korça ka nevojë për njerëz që besojnë në potencialin e saj dhe duan të kontribuojnë për të ardhmen.
Bëhuni pjesë e administratës vendore për të ndërtuar Korçën e të ardhmes!


