Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në aksin nacional Maliq–Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot.
Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të një manovre të gabuar, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal anësor.
Pavarësisht situatës, nuk raportohet për persona të lënduar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


