Skënderbeu është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit “Abissnet Superiore”, të zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”.
Pas këtij dueli, trajneri i skuadrës korçare, Julian Ahmataj, analizoi përballjen duke theksuar vështirësinë e kalendarit në këtë nisje kampionati. Tekniku korçar u shpreh se shorti i ka përballur që në fillim me ekipet më në formë të ligës, ndërsa theksoi se fati nuk ka qenë në anën e tyre dhe se në fushë nuk u panë diferenca mes skuadrave.
Klubi korçar i futbollit, i cili shënon një histori suksesi si disa herë kampion i Shqipërisë gjatë viteve 2010-2018, vijon përgatitjet për sfidat e radhës në elitën e futbollit shqiptar.


