Një mesazh publik vlerësimi ka sjellë në vëmendje figurën e Ardit Konomit, ish-prefekt i qarkut të Korçës, ish-deputet dhe ish-drejtues i Spitalit Rajonal të Korçës. Në këtë reagim vlerësohet përvoja e tij e gjatë në administratën publike dhe përkushtimi ndaj parimeve të integritetit profesional gjatë ushtrimit të detyrave të ndryshme shtetërore dhe shoqërore.
Gjatë karrierës së tij, Konomi ka drejtuar institucione të rëndësishme në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare të njohura si UNDP, SIDA, WFP dhe Oxfam. Gjithashtu, ai ka qenë i angazhuar në projekte me fokus shoqëror, si organizata «Nisma për Fëmijët», ku mbuloi veprimtarinë për rajonin e Korçës.
Vlerësimi për përvojën dhe integritetin profesional
Në mesazhin e publikuar, theksohet se figura e Konomit përfaqëson një model që vendos dinjitetin profesional mbi kompromiset e pushtetit. Kolegë që kanë bashkëpunuar me të në terren nërmvizojnë se Korça ka nevojë për drejtues me përvojë reale shtetërore, të cilët ruajnë pavarësinë dhe etikën në punë.
Në këtë mesazh citohet fjalë për fjalë: «Nuk u bëra servil, intrigant, lëpirës…» dhe më tej shtohet: «Korça ka nevojë për njerëz si Ardit Konomi. Sepse Shqipëria nuk do të ndryshojë kur të kemi më shumë njerëz që dinë të përkulen. Do të ndryshojë kur të kemi më shumë njerëz që dinë të qëndrojnë drejt.» Ky reagim vë në dukje rëndësinë e drejtuesve me integritet për të ardhmen e institucioneve të qarkut.
Foto ilustruese.


