Ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spaho, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama që të marrë në dorë situatën e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet.
Reagimi i Spahos vjen menjëherë pas shkarkimit të nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, e cila ishte e komanduar nga Erion Veliaj. Sipas ish-deputetit opozitar, situata me mbetjet urbane është e rëndë dhe kërkon zgjidhje.
Përmes kësaj deklarate, ai i është drejtuar kreut të qeverisë me kërkesën për të ndërhyrë direkt në pastrimin e qytetit pas zhvillimeve të fundit administrative në bashki.
Foto ilustruese.


