Vazhdon ndërhyrja për sistemimin e rrugës së Lavdarit të Vjetër, ku po kryhet shtrimi me çakull në segmentet më problematike.
Puna synon të lehtësojë aksesin për banorët dhe fermerët e zonës, duke përmirësuar kushtet e lëvizjes dhe të jetesës në këtë fshat të thellë të Njësisë Administrative Voskop.
Kjo ndërhyrje është pjesë e një programi më të gjerë të Bashkisë Korçë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale, ku mungesa e rrugëve të kalueshme ka qenë një shqetësim i hershëm për komunitetin.


