Gjatë ditës së djeshme është regjistruar një lëvizje e konsiderueshme e udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë në vend gjithsej 7,730 shtetas, duke shënuar rekord hyrjesh, ndërsa kanë dalë 3,698 persona.
Ndërkohë, në Qafë Thanë janë evidentuar 6,292 hyrje dhe 5,711 dalje.
Autoritetet kufitare bëjnë me dije se ky fluks lidhet me kthimin e emigrantëve për pushime verore, por edhe me udhëtimet turistike drejt vendeve fqinje.
Në të dy pikat kufitare, policia shqiptare po punon me numër të shtuar sportelesh dhe orare të zgjatura, duke angazhuar të gjithë strukturën e policisë kufitare për të përballuar fluksin.


