Pas kërkesës së Bashkisë së Pogradecit, nga rezervat materiale të shtetit kanë mbërritur 50 pako ushqimore dhe 1 ton miell, si pjesë e ndihmës emergjente për familjet e dëmtuara nga vërshimi i ujërave në banesat e tyre.
Sipas të dhënave të fundit, në qytetin e Pogradecit janë evakuuar 6 familje, pasi banesat e tyre janë dëmtuar në masë të madhe dhe janë konsideruar të pabanueshme. Për këto raste, është vendosur që bonusi i qerasë të akordohet me procedurë të përshpejtuar, deri në përfundimin e rikonstruksionit të plotë të shtëpive të tyre, financuar nga fondi i emergjencës.
Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës po vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për të prekurit.


