Aktivisti me origjinë nga Pogradeci, Mateo Yskollari, ka bërë një reagim publik pas 59 ditësh qëndrese dhe protestash në shesh, duke ndarë mesazhin kryesor që e udhëheq në këtë angazhim civil.
Një përpjekje për zgjimin e ndërgjegjes
Sipas Yskollarit, prania e tij e përditshme në shesh nuk bëhet për të krijuar zhurmë, por për të përçuar një mesazh ndërgjegjësimi te qytetarët. Ai ka iu përgjigjur edhe reagimeve ose etiketimeve nga përfaqësues të pushtetit, duke theksuar edukimin dhe prejardhjen e tij nga Pogradeci.
«59 ditë në shesh. Dhe ndjej një emocion dhe besim se nuk jam këtu për të bërë zhurmë. Jam këtu për të zgjuar ndërgjegje. Nuk jam sorrë dhe as korb, siç shumë pushtetarë që atdheu nuk i njeh më, na janë drejtuar. Fatmirësisht jam një djalë nga Pogradeci, i rritur në një familje që më ka edukuar», është shprehur aktivisti Mateo Yskollari gjatë deklaratës së tij.


