Mateo Yskollari, aktivist nga Pogradeci, ka bërë publike një deklaratë ku përshkruan përvojën e 59 ditëve të njëpasnjëshme protestë. Sipas tij, qëllimi i këtij angazhimi ka qenë zgjimi i ndërgjegjes publike dhe jo krijimi i zhurmës.
Në deklaratën e tij, Yskollari shkruan se vjen “nga një familje që më mësoi se dinjiteti nuk negociohet” dhe hedh poshtë cilësimet që, sipas tij, u janë bërë protestuesve.
Një pjesë të konsiderueshme të mesazhit ai ia dedikon Pogradecit dhe rajonit. Aktivisti thekson se shqetësimi i tij kryesor mbetet largimi i të rinjve nga qyteti dhe kërkon rigjallërim të zonave lokale, duke e parë lëvizjen si të shtrirë përtej Tiranës.
Mesazhi i tij përfundon me formulimin se “ne luftojmë nga dashuria për vendin”, duke e vendosur theksin te përgjegjësia e brezit dhe jo te kërkesa individuale.
Burimi: web


