Një qytetar nga diaspora, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar kundër qeverisë, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se pushteti i tij i ka orët e numëruara.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, protestuesi e cilësoi godinën e Kryeministrisë si një kështjellë të krimit dhe tradhtisë. Për të përshkruar kreun e qeverisë, ai përdori një sërë krahasimesh historike, duke iu referuar figurave të njohura e të kundërta të historisë shqiptare.
Krahasimet historike dhe mesazhi për kryeministrin Edi Rama
Duke ironizuar deklaratat e mëparshme të përfaqësuesve të mazhorancës, qytetari solli në vëmendje vlerësimet e bëra nga zyrtarët e lartë socialistë, për t’i vendosur ato në kontrast me realitetin që ai percepton.
“Pas nesh është kështjella e krimit, e tradhtisë. Regjimi i Edi Ramës i ka orët e numëruara. Edi Rama është një kufomë politike. Ai është Hamza Kastrioti. Dikur zonja Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por ai nuk krahasohet me Ismail Qemalin, është Haxhi Qamili”, u shpreh protestuesi gjatë tubimit.


