Një lëkundje e lehtë tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mëngjes me epiqendër në zonën e Drenovës, në bashkinë Korçë.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet sizmike kanë qenë me intensitet të ulët, por janë ndjerë lehtësisht në disa zona të qytetit të Korçës dhe fshatrat përreth. Nga kontrollet e kryera deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Lëkundjet sizmike pas ditëve të festës në Drenovë
Ngjarja sizmike e këtij mëngjesi vjen menjëherë pas përfundimit të pesë netëve të Festës së Birrës, e cila u zhvillua në Drenovë dhe Korçë me pjesëmarrjen e mijëra vizitorëve. Pavarësisht shqetësimit të çastit te disa banorë, situata në të gjithë zonën mbetet plotësisht e qetë.
Foto ilustruese.


