Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    IKMT liron kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

    August 14, 2026

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026

    Logoja e re e Instagramit prezantohet pas një dekade

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    Histori August 14, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Ledian Zeqollari

    Letra të cilën koloneli francez Andre Ordioni ia dërgonte bashkëshortes së tij më 10 tetor 1925, gjatë kohës që ishte përfaqësues i Francës në Komisionin Ndëraleat për përcaktimin e kufijve:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “E dashur MonikLiqeni i Ohrit- Këtij liqeni të bukur ia fal faktin që nuk është një liqen francez, për shkak të kthjelltësisë së ujërave të tij dhe se është një vend unik me rrethina të virgjëra, me troftat e bukura që nuk i kam parë askund, me ato ngjalat e shëndetshme po aq të shijshme sa edhe troftat ose shpezët e liqenit, pelikanët, kormoranët, patat e egra, etj.

    Madje ky liqen më ka mësuar mbi ritet e tij si dhe ato të riprodhimit të peshkut, mbi ushqimin e pelikanëve dembelë, që jetojnë në kurriz të kormoranëve, për lëvizjen e ngjalave që i marrin me karrocë në Strugë në çastin kur ato nisin udhën drejt detit. Ç’fat do të ishte për Francën sikur ky liqen të ishte në Morvan apo në Masivet Qëndrore. Besoj se Parisi do të bënte një kanalizim prej argjendi për të sjellë ujin ë tij në kryeqytet. Madje, siç bënin romakët në kohën e lavdisë së tyre do të mëritonte të kishte një tempull , “Tempulli i ujërave“.

    Çfarë siperfaqesh të mëdha uji që shtrihen e bashkohen në çaste qetësie kur uji i ngjan një pasqyre, një liqen që kur era e veriut fryn me tërbim njeh edhe stuhitë. Kam parë dallgë të larta të liqenit gjer në 2 metra, tërbimin e të cilave nuk e përballonin dot varkat e brishta. Ky liqen me gjatësinë 41 kilometra në skajet më të largëta, me gjerësinë gjer në 17 kilometra dhe thellësinë prej 287 metra në pikën më të thellë, do të elektrifikonte gjithë Shqipërinë dhe ndoshta Ballkanin.

    Liqeni ka shumë peshq dhe na jep me shumicë trofta të shijshme që janë tepër të njohura. Pikërisht atje kam parë të riprodhohen troftat: peshku femër nxiton drejt bregut, i ndjekur nga 3-4 meshkuj, të cilët dallohen fare mirë nga shiritat e mëdhenj e të gjerë që kanë në trup: ky është pllenimi.

    • Foto) “Pamje e Pogradecit” nga fotografi francez Jean Vouzelle, viti 1918. Arkivi i Ministrisë së Kulturës në Francë.

    10 tetor 1925″Letra është botuar në librin “Një oficer francez në Ballkan. Shqipëria dhe Maqedonia,1917-1925” i përshtatur nga nipi i tij, Dominique Danguy des Deserts.

    Fotoja e parë) Koloneli Andre Ordoini (1862-1933). Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026

    Biblioteka Thoma Turtulli në Korçë përfundon restaurimin

    August 13, 2026

    Pogradeci

    August 13, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    IKMT liron kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

    August 14, 2026

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026

    Logoja e re e Instagramit prezantohet pas një dekade

    August 14, 2026

    Lidhjet familjare në Shqipëri, 24.6% takohen çdo ditë

    August 14, 2026

    Egnatia kualifikohet në fazën e ligës pas fitores 5-1

    August 14, 2026

    Festa e Birrës në Drenovë përballet me motin e paqëndrueshëm

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Shkolla e Vashave në Korçë do të kthehet në muze

    August 14, 2026

    Logoja e re e Instagramit prezantohet pas një dekade

    August 14, 2026

    Lidhjet familjare në Shqipëri, 24.6% takohen çdo ditë

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.