Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Champions League: Liverpool, Arsenali dhe PSG arrijnë fitore

    September 10, 2026

    Sulmet ndaj Iris Luarasit si taktikë politike

    September 10, 2026

    Projekti artistik Loom në Gjirokastër triumfon në CODAawards

    September 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    Personazh September 9, 2026
    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përgatitja e zahireve të dimrit mbetet një traditë e gjallë në fshatrat e Pogradecit, duke u kthyer njëkohësisht në një ofertë të kërkuar kulinare për vizitorët vendas dhe të huaj. Në fshatin Çeravë, Viola Muçllari vijon të ruajë recetat e trashëguara brez pas brezi, të cilat sot po gjejnë vend gjithnjë e më shumë në menutë e restoranteve të rajonit.

    Trashëgimia e amvisave në fshatin Çeravë

    Prej ditësh, Muçllari është e angazhuar me përgatitjen e produkteve artizanale sipas mënyrës tradicionale që ka mësuar nga gjyshja dhe nëna e saj. Ajo thekson se procesi kërkon përkushtim dhe respektim të rreptë të rregullave të tharjes e përpunimit natyral.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Petka, dromka ose rosnica. Trahana me kos, trahana me perime, reçelra, komposto. Të gjitha hapen me dorë, thahen në diell, por jo në kushtet e diellit që të mos zbardhen. Nga familjet tona, kur vinte korrik-gushti, përgatitej zahireja. Gjyshja ruante vezët e fshatit. Ruhet e trashëgohet. Të huajt janë kuriozë si ruhen, bëhen në mënyrë artizanale”, tha ajo.

    Kërkesa e lartë e vizitorëve për kulinarinë autentike

    Kjo traditë nuk mbetet më vetëm brenda mureve të shtëpive në zonat rurale të juglindjes. Sipas operatorëve turistikë, kulinaria tradicionale është kthyer në një nga arsyet kryesore pse udhëtarët zgjedhin Pogradecin dhe pikat përreth.

    Operatori turistik Elton Shkullaku shprehet se vizitorët kërkojnë shijet vendase të bëra me dorë. “Turistët janë për gjërat tradicionale të zonës tonë, si pula me petka, me dromka. Kanë trahananë e ëmbël dhe të kripur. Janë të interesuar për t’i provuar. Amvisat i bëjnë me duart e veta, 80% të gjërave i prodhojmë vetë”, u shpreh ai.

    Prania e këtyre gatimeve vihet re gjithashtu në Pazarin e Vjetër të Korçës, duke dëshmuar se recetat tradicionale mbeten një vlerë thelbësore e trashëgimisë dhe identitetit kulturor në mbarë qarkun.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Çeravë FB Posted kryesore kulinarí tradicionale pogradec slide Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pogradec, vidhet makina me çelësa brenda, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Champions League: Liverpool, Arsenali dhe PSG arrijnë fitore

    September 10, 2026

    Sulmet ndaj Iris Luarasit si taktikë politike

    September 10, 2026

    Projekti artistik Loom në Gjirokastër triumfon në CODAawards

    September 10, 2026

    Pogradec, vidhet makina me çelësa brenda, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pogradec, vidhet makina me çelësa brenda, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.