Policia e Korçës ka ngritur postoblloqe dhe po vijon kërkimet intenzive për lokalizimin e shtetasit Nikolin Tarusha, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të kushëririt të tij, Dhimitër Shakai.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë gjatë një udhëtimi me makinë ku po udhëtonin të dy personat. Pas të shtënave, i dyshuari — i cili sipas burimeve jeton në Angli — është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe mbetet ende në arrati.
Sipas burimeve zyrtare, forcat e rendit po vijojnë kontrollet në pika të ndryshme strategjike të rajonit për gjetjen e të dyshuarit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


