Një person i dyshuar për vjedhjen e një automjeti është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit vetëm pak minuta pas marrjes së njoftimit.
Reagimi i shpejtë i policisë pas denoncimit
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit liqenor, ku sipas burimeve policore, Aurel Hamolli dyshohet se ka gjetur një automjet me çelësat të lënë brenda, ndërsa pronari i mjetit ndodhej pranë tij në ato momente.
Pas marrjes së sinjalizimit për marrjen e mjetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të dyshuarit pak minuta më vonë. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


