Ajo që bie në sy nga kandidatët për kryetarë bashkie është se jo të gjithë po punojnë me fushatat e tyre elektorale.
Përsa i përket qarkut të Korçës shohim një indiferentizëm nga kandidatët e Kolonjës, Maliqit dhe Pustecit.
Jemi në 3 javët e fundit dhe Ethem Lumani në rrjetin e tij social në facebook lajmëron se kjo faqe do të shërbejë për të pasqyruar misionin e tij dhe punë konkrete. Puna konkrete e tij qenka “asgjë”.
Dr. Alfred Gega është mjaftuar vetëm me prezantimin që i ka bërë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me një takim të vogël bëhet fushata dhe bindja e popullit?
E nga ana tjetër, kandidati i bashkisë së Pustecit, Pandi Jani, ka bërë një prezantim të vetin dhe është ndalur me aq. Të jetë aq bindës për komunitetin e vet vetëm nëpërmjet një videomesazhi?
Nëse kujtojmë fushatat elektorale të kaluara ato nisnin që para disa muajsh dhe javët e fundit ishin më aktive. Cili të jetë problemi në këtë parti elektorale, përçarja apo mosditja se nga ta fillojnë???
Po ashtu, diçka tjetër që të bie në sy në fushatat elektorale të kandidatëve të tjerë si, Ledina Alolli, Zini Tollozhina dhe Elvis Hajdërlli, spikat figura mashkullore.
Pse ky diferencizëm? Ose figura femërore nuk e gjen veten në këto takime ose nuk e gjen veten në këtë fushatë.
Mbetet për t’u parë rezultati më 14 maj!


