Kejdi Gishto, aktori i humorit në Portokalli ka lajmëruar se një eksperiencë e re do të nisë për të. Mesa duket, përpos detyrës artistike në Tiranë, Gishto do të shërbejë dhe në origjinën e tij, në Kolonjë.Ka qënë ftesa e Erion Isait që e ka bindur aktorin e humorit të marrë “frenat” e sektorit të kulturës në Bashkinë e Kolonjës, për të sjellë sa me tepër gjallëri dhe aktivitete në zonë.Ky është postimi i tij në rrjetet socialeKolonje më 6/7/2023.Gjendem në vendlindje , jo më si nje nga artistët këtij qyteti por tashmë dhe si Drejtor i Drejtorise së Artit dhe Kulturës . Kohët e fundit kam qëne i akullt pa shum emocion ne gjith gjërat e bukura që po me ndodhin , por kjo ishte e pa menduar , e papritur . Nuk e mendoja nje dite do me duhej te drejtoja institucionin ku ime më ka nisur karrieren e saj si muzikante . Nuk e kisha menduar kurrë qe nje ditë do me duhet te drejtoja nje institucion qe i pershatet fushës që une di te bëj më mirë . Përgjegjësi e madhe por me synime të qarta tashmë . Falenderimet me të mëdhaja i takojnë Erion Isai qe me besoi kete pozicion dhe me dha përgjegjësi kaq te madhe . Kohët e fundit familja ime është ndjerë krenare për arritjet e mija por tani ka dicka ndryshe . Nëna dhe Gjyshi , kolonjaret e mij , rrini te qete atje lart ne qiell , jam i “krekosur” ashtu sic ju te dy kishit enderr te me shihnit ❤️