Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.
Gjatë kontrolleve të imtësishme, u zbulua se shtetasi me inicialet M. G., banues në Veleshtë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, i dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”.
Pas konfirmimit të të dhënave nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Vienën, i riu u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin në Austri. Procedurat e mëtejshme ligjore janë në vijim.