Skënderbeu në volejboll për femra është në pritje të dy lojtareve të tjera të huaja.
Bëhet fjalë për një braziliane dhe një amerikane, ku njëra prej lojtareve mbrëmë është bashkuar me skuadrën e pritet të jetë në stërvitje, ndërsa amerikania brenda këtyre ditëve bëhet pjesë e ekipit.
Me dy lojtare të tjera të huaja Skënderbeu synon të jetë në grupin e ekipeve që kërkon trofetë “e rënda” të këtij sezoni.
Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Federatës së Volejbollit, Skënderbeu ka humbur 0-3 me Pogradecin por setet në veçanti seti i dytë e i tretë kanë patur rivalitet deri në pikët e fundit, çka tregon se Skënderbeu edhe në kushte kur është ribërë pothuajse nga e para, është skuadra për t’u respektuar në maksimum.


