Author: Kolibri 1
Para dy ditësh ishte policia e Devollit ajo që arrestoi Kristo Collakun, banor i Korçës, ndaj të cilit gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e arrestit “arrest me burg”. Por për çfarë? Për deputetin e PD Bledjon Nallbati. I arrestuari në vitin 2021 ka dhënë para për blerje votash në emër të deputetit devolli, ndërkohë që drejtësia e vonuar ka funksionuar këtë herë, duke i rënduar akuzat e “shkeljes së fshehtësisë se votës”, “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Collaku është krimineli? Me siguri JO. “I varfëri”, siç thotë devollinjtë mund të ketë shkelur ligjin duke dhënë lek për blerje votash, ama…
Nëse keni qenë përdorues të Facebook nga maji i vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2022, atëherë ju jeni përfitues i një shpërblimi që gjiganti i rrjeteve sociale ju detyrohet. Po, është e vërtetë dhe bëhet fjalë për një pagesë prej 725 milionë dollarësh që “Meta” pranoi të paguante në një padi në grup.Sipas DailyMail, përdoruesit e kualifikuar janë ata që kishin një llogari në Facebook nga 24 maj 2007 deri më 22 dhjetor 2022, duhet të paraqesin një kërkesë drejt “Meta”, deri më 25 gusht 2023. Padia e ngritur, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon…
Ndeshja e fundit në Korçë midis vajzave korçare të Skënderbeut dhe atyre të Partizanit dukshëm nxori në pah cilësinë e bardhekuqeve, të cilat sot do të ndeshen në finalen e tretë të titullit kampion në TiranëNë “paqe” është momentalisht rezultati i finaleve, ku ditën e sotme njëra nga ekipet do të ketë mundësi të prekë me një dorë titullin kampion.Bashkia e Korçës, e cila ka qenë mbështetja kryesore financiare e ekipit të volejbollit vitet e fundit duket se e ka marrë seriozisht këtë ndeshje, duke vendosur dhe autobusa në dispozicion për tifozët e Korçës, ku nisja bëhet në 13:30 në…
Pas një muaji sakrifice besimtarët myslimanë në Korcë kanë falur këtë mëngjes namazin e Fitër Bajramit. Me qindra kanë qenë besimtarët myslimanë të cilët kanë falur Namazin në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori” Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë feste. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.
Kryetari i Bashkisё sё Korçёs Sotiraq Filo ka ndjekur nga afёr punimet nё lagjen e poshtme tё fshatit Mborje ku ёshtё duke u punuar pёr sisteminim dhe asfaltimin e rrugёs dytёsore, e cila ёshtё rruga e fundit pёr asfaltim. Nga inspektimi Filo shprehet se nё Mborje janё në rrugën e duhur për të përmbyllur gjithë investimet infrastrukturore të këtij fshati. Nё kёtё fshat Bashkia e Korçёs ka investuar nё asfaltimin e tё gjitha rrugёve kryesore dhe shtrimin me kalldrёm tё 4200 metrave katror qё prej viti 2022. Ndёrkohё qё vazhdon puna pёr mirёmbajtjen e rrugёve tё asfaltuara, sipёrfaqeve tё gjelbёrta…
Kandidati i koalicionit ‘Meta-Berisha’ për bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërlli ka pranuar se është dënuar me 6 muaj burg nga drejtësia greke. Në plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Hajdërlli shpjegon se Gjykata e Selanikut në Greqi e ka dënuar me 6 muaj burg nën akuzën e falsifikimit të dokumentave të përdorura për të kaluar në kufirin grek. Dënimin Hajdërlli e ka shlyer në Selanik vendi ku edhe ra në pranga nga autoritetet greke. Në kodin penale të vendit fqinj kjo konsiderohet si një ndër veprat e rënda penale që përdoret kryesisht nga grupet e strukturuara kriminale për trafikun e qenieve njerëzore.…
Kryebashkiaku i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, njihet për punën e përditshme që bën dhe përkushtimin që i fal punës së vet. Ndonëse në prag fushate, ai vazhdon të jetë po i njëjtë, në punë dhe në terren çdo ditë. Shkel në çdo fshat, lagje dhe rrugë si dhe diskuton me banorë të zonës për problematikat që ka. Një vëmendje të veçantë, kryebashkiaku i ka kushtuar edhe qytetit të Maliqit:• Ka përfunduar projektin e stadiumit, ku është shtruar tashmë dhe tapeti i fushës;• Ka organizuar aktivitet për mbjellje pemësh në mjediset publike të qytetit;• Ka organizuar takim me banorë të…
Ndërkohë që Big Brother Albania është duke u futur në muajin e katërt, nuk kanë fund surprizat nga produksioni.Këtë rradhë si surprizë after prime është ftuar këngëtari korçar Devis Xherahu.Nën ritmet e muzikës së lehtë korçare dhe serenatave të bukura nuk kanë reshtur as batutat dhe ironitë mes Luizit dhe Devisit.”Jeta është shumë e shkurtër për të qenë e bukur!”, kjo ishte fraza nga ikona e muzikës korçare, Devis Xherahu, që Luizi nuk e priti fort mirë. Duke buzëqeshur ai i mori mikrofonin dhe i kushtoi Kiarës një serenatë shkodrane.Mendoni të jetë kjo një indicie që Devisi ka dashur t’i…
Shqiptarët janë një nga komunitetet më të mëdha të sipërmarrjes në Itali duke zotëruar biznese që qarkullojnë miliarda euro. Të dhënat janë bërë publike nga ministria italiane e Ekonomisë në raportin vjetor të sipërmarrjes. Sipas raportit, aktualisht shtetasit e lindur në Shqipëri zotërojnë 58 mijë biznese në Itali duke u renditur komuniteti i katër më madh i sipërmarrjes pas kinezëve, rumunëve dhe marokenëve. Sipas statistikave zyrtare, vetëm në vitin e kaluar numri i bizneseve që zotërohen nga shtetasit shqiptar në Itali u rrit me 7.4 për qind, çka përbën rritjen më të madhe. Krahasimi i të dhënave tregon se numri…
Në një postim në rrjetet sociale, kandidatit i Partisë Socialsite për Bashkinë e Koërcës ka ndarë disa momente nga takimi me pensionistë të qytetit. “Bashkia Korçë që prej vitit 2010 ofron për pensionistët transportin publik falas. 15 000 të moshuar të pajisur me Kartën e Pensionistit jo vetëm përdorin falas transportin publik por edhe frekuentojnë Qendrat Komunitare për Moshën e Tretë. Një ditë e bukur kjo e sotmja e kaluar me një grup pensionistësh të qytetit me të cilët folëm gjatë për Korçën dhe projektet e bukura që kemi përpara.” shkruan Filo

