Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Brenda shtëpisë muze ku jetoi Marigoja, qëndistarja e flamurit

    Kulturë September 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në fshatin Hoçisht në Devoll gjendet shtëpia me flamur, ajo e atdhetarëve Jovan dhe Marigo Posios, gruas e cila qëndisi flamurin e pavarësisë së Shqipërisë.

    Në këtë shtëpi jetoi për disa vite me radhë çifti Posio, të cilët patën një aktivitet të gjerë në këtë zonë në fushën e patriotizmit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në të, sot gjendet zonja Violeta Pojani, e cila është pasardhësve e rilindasve. Ajo, prej disa kohësh ka marrë iniciativën për ta kthyer këtë shtëpi në muze, ku kohët e fundit ka gjetur mbështetjen edhe të bashkisë së Devollit.

    “Duke parë të gjithë veprimtarinë që nëna ime kishte kryer në këtë shtëpi, duke parë punën patriotike të dy patriotëve, Marigo dhe Jovan Posio, më lindi ideja që këtë shtëpi ta kthej në shtëpi muze”, u shpreh ajo.

    Është krenari të jesh pasardhëse e një familje që ka kontribuar për këtë vend, tregon Violeta.

    “Ndihem edhe krenare që e çela këtë shtëpi, që të vijnë të gjithë dashamirësit që të njohin historinë, të dinë çfarë ka bërë kjo familje”, theksoi ajo.

    E mbesa e tregtarit dhe rilindasit Jovan Posios ka vendosur që vitet e pleqërisë t’ia dedikojë pikërisht historisë së tij dhe të famshmes Marigo.

    Njeriu i cili po kujdeset për pjesën historike të kësaj shtëpie është historiani i njohur Niko Kotherja.

    Ai tregon se në ditët e pavarësisë, shtëpia e Marigosë u kthye në punishte flamujsh dhe jo vetëm.

    “Ne kemi të dokumentuar nga dëshmitë e bashkëkohësve, që shtëpia e Marigosë u kthye në punishte të madhe flamujsh, ku përveç flamujve që u stampuan me bojë ose u qëndisën, me qindra qeleshe të lebërve u stampuan me shqiponjën dykrenare”, nënvizoi historiani.

    Pjesë e fotos zyrtare të pavarësisë ishte dhe bashkëshorti i Marigosë, edhe pse ai nuk ishte delegat i Korçës.

    Rëndësia e kësaj shtëpie është e veçantë, pasi brenda saj ka elemente të gjallë të jetës së Jovanit dhe Marigosë, sipas historianit Kotherja.

    Kjo shtëpi, synohet të jetë një nga pikat kryesore turistike të Devollit. Historiani tregon arsyen pse kjo shtëpi duhet patjetër të vizitohet.

    “Dikush që mendon se e zbukuron jetën e tij me identitet kombëtar, duhet të jetë patjetër vizitor i kësaj shtëpie. Napoleon Bonaparti thotë që elementi i parë i civilizimit të një njeriu, është atdhedashuria”, deklaroi ai.

    Çdokush i cili kërkon të njohë një pjesë të jetës së duarartës shqiptare që qëndisi flamurin, të bashkëshortit i cili sakrifikoi për atdheun e për fëmijët e rilindësve mund të vizitojë shtëpinë muze në Hoçisht të Devollit, një fshat i cili përtej mikpritjes devollite, bashkëjetesës fetare, ushqimeve tradicionale merr dhe një tjetër vlerë, duke mbajtur në të një pjesë të rëndësishme të historisë rilindase shqiptare.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.