Bashkia Devoll, përmes specialistëve të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Kontrollit të Tregjeve, ka zhvilluar një monitorim në qytetin e Bilishtit dhe në Njësinë Administrative Qendër, konkretisht në fshatin Bitinckë.
Qëllimi i këtij monitorimi ishte informimi dhe sensibilizimi i tregtarëve për ndalimin e tregtimit të produkteve blektorale, si qumështi dhe nënproduktet e tij, pa fletëanalizë dhe pa faturë tatimore.
Kontrollet u shtrinë edhe në tregun e qytetit të Bilishtit, duke synuar garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Bashkia Devoll njofton se këto monitorime do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative, si pjesë e angazhimit të saj për një treg të sigurt, të ligjshëm dhe në funksion të qytetarëve.


