Browsing: spitali i Traumës
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, prej të cilëve njëri dyshohet se ka humbur jetën rrugës për në spital, pas një përplasjeje ballore në aksin Vorë–Fushë-Krujë.
Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi u godit nga rryma elektrike teksa po rregullonte depozitën e ujit mbi banesën e xhaxhait të tij në Kamëz.
Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Markatomaj të Lezhës. Pronari i banesës u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të Poliçanit, duke lënë të lënduar tre anëtarë të një familjeje. Një e moshuar është nisur drejt Traumës në Tiranë për shkak të frakturave.
Një 39-vjeçar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, pasi ka pësuar djegie nga shpërthimi aksidental i gazit në mjetin e tij lundrues në Velipojë.

