Ditën e sotme fluksi më i lartë ka qenë në dalje nga vendi ynë në drejtim të tokës helene.
Për të përballuar fluksin në rritje policia kufitare e Kapshticës ka shtuar numrin e sporteleve duke e çuar në 5 ndërkohë në hyrje të tokës shqiptare punojnë 3 sportele.
Sipas burimeve të siguruara pranë kësaj pike kufitare vetëm paraditen e sotme kanë dalë drejt vendit fqinj më shumë se 3000 persona ndërkohë që një ditë më parë nga kjo pikë kufitare nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 7000 persona dhe kanë dalë 3274 persona.
Numri në rritje gjatë dy ditëve të fundit në dalje sipas autoriteteve tona doganore ka ardhur për shkak se shqiptarët do të festojnë Pashkën në Greqi.
Për të përballur fluksin në hyrje dhe dalje nga ana e policise sonë po punohet me gjithë personelin kufitar madje me orë të zgjatura.


